Vaksinë për mbi 12 vjeç? Mjekja: Europa po e zbaton me sukses, Gjermania ka vaksinuar 80% të fëmijëve

Vaksimi i detyrueshëm apo vaksina për fëmijët mbi 12-vjeç janë një diskutim i ezauruar tashmë në Europë dhe të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe vendi ynë.

Vaksimi i detyrueshëm apo vaksina për fëmijët mbi 12-vjeç janë një diskutim i ezauruar tashmë në Europë dhe të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe vendi ynë.

Rekomandimi vjen nga kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, Dr.med. Aurora Dollenberg, e cila solli shembullin e Gjermanisë e cila ka vaksinuar 80% të fëmijëve që frekuentojnë shkollën.

“Janë tema që Europa i ka kaluar me tre muaj. Vaksinimi për fëmijët mbi 12 vjeç ka filluar prej disa muajsh dhe po bëhet me sukses në pjesën më të madhe të vendeve europiane. Në Gjermani 80% e fëmijëve që vizitojnë shkollën e kanë marrë vaksinën. Në Shqipëri jemi me përqindje shumë herët më të ulët. BioNTech është i lincencuar për moshat e reja dhe për adulte do të ishte ideale. Për të gjithë skeptikët, vaksina BioNTech, AstraZeneca, Johnson & Johnson, Sinovac që është shumë e preferuar do të ishte një alternativë e sigurt.Po aplikohet te miliona njerëz.

60% e popullatës së Europës është vaksinuar ndërsa Shqipëria është te 20%. Është një kompleks, si sistemi mjekësor ashtu dhe ndërgjegjia qytetare duhet të përmirësohen. Sa i përket fëmijëve, grave shtatzënë, të sëmurëve kronikë, duka të them që nuk kemi pasur asnjë pacient të infektuar nga Covid, që ka marrë vaksinën, që të ketë vdekur.Vaksina të mbron jetën dhe pse infektueshmëria është e mundshme me simptoma të lehta”.

Deklaratat ajo i bëri para nisjes së konferencës me bluzat e bardha në QSUT me temë “Pandemia dhe rikthimi në normalitet”.

Burimi: Ora News