Nuk ndalet eksodi i mjekëve shqiptarë. Kryetarja e Federatës së Mjekëve shqiptarë në Europë, Aurora Dollenberg ka thënë për MCN se vetëm në Gjermani janë punësuar 1500 mjekë shqiptarë, duke e cilësuar mjaft shqetësuese tendencën e largimit që në studime.
Ndërkohë edhe sipas një raporti të Institutit të Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i cili analizon largimin e mjekëve dhe profesioneve të tjera të kujdesit shëndetësor nëpër vendet e Evropës shifrat janë në rritje 2 vitet e fundit.
Madje vendi ynë ka normën më të ulët të mjekëve për mbulimin e kujdesit shëndetësor për popullsinë, me 1.2 mjekë për 1000 banorë. Ndërsa gati 90 % e mjekëve flasin për mungesa të shërbimeve, qofshin këto në spitale rajonale apo universitare.