Omicron pushton Evropën/ Dollenberg: Më pak infektues, vaksina mbetet shpëtim

Varianti Omicron i koronavirusit ka pushtuar në masë të madhe Evropën, në mesinetë cilës edhe Shqipëria numëron në këtë fillimvit shifra tejet të larta infektimi.

Mjekja nga Gjermania, Aurora Meta Dollenberg, tha për emisionin e sotëm në “MCN live” se variantet e reja kanë shënuar rritje infektimi në Evropë dhe këtu nuk ngel pas Shqipëria, ku megjithëse infeksionet janë të shpejta, shtrimet spitalore, për fat janë shumë më të ulta.

“Kemi dy fakte kontradiktore, shtimi i shifrave të të infektuarëve me omicron dhe me mutacionet e reja, sic janë Detlacron apo edhe Lambroni i zbuluar në Francë, pra janë variante të reja, që tregojnë rritje të incidencës edhe në Shqipëri, por në anën tjetër vdekshmëria spitalore është në rënie.

Kjo vërteton që variantet e reja edhe pse kanë infkeksione të shpejta, janë më pak agresive duke cuar në simptoma të lehta ose të mesme, e jo shtrime spitalore.

Për mjeken Dollegerg, shpetim mbetet vakinimi me dozë e tretë booster.

“Pandemia na ka suprizuar herë pas here. Edhe në këtë fillim viti jemi suprizuar, sepse nuk mjafton për të mbajtur vetëm maske mbrojtese.

Duhet vaksinimi me dozën booster, sespe 95% të vaksinuarve e kalojën infeksionin me koronavirus me simptoma të lehta ose pa e njerë fare, por të shtruarit janë të gjityë të pavaksionuarit. Mbetet argumenti që vaksinimi nu të mbron nga riinfektimi, por nëse e kalojmë përsëri Covid-in, e kalojmë si një infeksion gripal”.

Burimi: mcntv