Mjekët shqiptarë në Diasporë publikojnë Protokollet ndërkombëtare të COVID-19

0 Comments

Federata e Mjekëve në Evropë ka sjellë në gjuhën shqipe disa nga protokollet më të reja të trajtimit të COVID-19 të aplikuara në vende të ndryshme. Një iniciativë kjo që pritet ti vijë në ndihmë sistemit shëndetësor, mjekëve dhe pacientëve shqiptarë.

Aktualisht Federata ka publikuar protokollin amerikan të terapisë së COVID-19 i  cili është përpunuar nga Dr. Zana Nikolla, specialiste e Gastroenterologjisë në Nju Jork, SHBA si dhe protokollin austriak të terapisë së Covid-19 punuar dhe përshtatur nga Dr. Donika Sela, kryemjeke në spitalin e Vjenës

Nënkryetarja e Federatës së Mjekëve në Evropë Aurora Dollenberg tha për “Diaspora Shqiptare” se kjo nismë erdhi si rrjedhojë e kërkesave nga mjekë shqiptarë për një Protokoll të unifikuar Trajtimi të Covid-19.

“Aktualisht kemi të përkthyer protokollin amerikan dhe atë austriak, ndërsa unë dhe mjekë  përfaqësues të Federatës po punojmë për të përkthyer në shqip dhe anglisht protokollet e fundit që kemi nga Europa e USA”, tha ajo.

Dollenberg sqaron se qëllimi i kësaj nisme të Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë është që protokolli përkthyer e firmosur prej mjekëve specialist tu bashkëngjitet protokolleve të mbledhur nga vendet e tjera europiane dhe të krahasohet me protokollin shqiptar, për të përmirësuar dhe mbështetur punën e kolegëve dhe pacientëve në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *