Federata e Mjekeve Shqiptarë në Evropë i ka dërguar një letër presidentes se Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen dhe ambasadorit Soreca, ku kërkon që Bashkimi Evropian të sigurojë një sasi vaksinash edhe për Shqipërinë. E ftuar në Dita Jonë në A2 CNN mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Meta- Dollenberg thotë se kjo letër është një apel ndaj Bashkimit Europian për politikën që po ndjekë për procesin e vaksinimit. Ajo thekson se një nga faktorët që iu drejtuan presidentes së KE-së është e drejta legjitime që Shqipëria të marrë vaksinën në kohë dhe jo shumë vonë. Sipas saj ky është hapi i parë i rezistencës ndaj injorimit që po i bën BE vaksinimit.
Burimi : a2news.com