“Kufiri i Shqipërisë pa masa kufizuese ishte gabim”/ Mjekja Aurora Dollenberg: Imuniteti natyral mbron më shumë se vaksina, por vetëm 6 muaj!

0 Comments

Aurora Dollenberg gjatë intervistës në “Fax News” ka folur për situatën epidemiologjike në vendin tonë dhe jo vetëm.

Mjekja që punon në Gjermani theksoi se imuniteti natyror ndaj Covid është më i mirë por kjo nuk të mbron nëse kanë kaluar 6 muaj, në të kundërt njerëzit duhet të vaksinohen.

Gjithashtu mjekja nuk kurseu kritikat për vendimin e qeverisë për të lënë kufirin gjatë verës pa masa kufizuese. Sipas saj kjo ka ndikuar në rritjen e shifrave në vendin tonë.

“Shqipëria për mua bëri gabim që gjatë verës nuk kishte asnjë masë kufizuese për turistët apo emigrantët që kthehen në vendin e tyre. Masat parandaluese duhet të ishin vendosur në kufi edhe gjatë verës, njerëzit që kanë ardhur për pushime në Shqipëri nuk kishte asnjë kufizim dhe kanë sjellë variantet e reja “Delta” dhe “Mu”. Shqipëria nuk patën asnjë kontroll dhe kjo ka kontribuar në rritjen e shifrave në Shqipëri mbi 500 në ditë. Doza e tretë nuk është aplikuar as në Gjermani, sepse kemi një popullsi të madhe që pret dozën e dytë. Nuk ka asnjë qeveri që i ka dhënë prioritet dozës së tretë të vaksinës”, tha fillimisht mjekja Dollenberg.

Nëna shtazan dhe fëmijë a duhet të vaksinohen? “Nga të dhënat e studimit në Gjermani po vaksinohen disa gra shtatzanë dhe fëmijët 12 vjeç. Mjekët na tregojnë që edhe në gra shtatzëna po aplikohet, dhe vaksina nuk krijon probleme shëndetësore. Është e sigurt dhe nuk ka asnjë rast komplikacioni. Shumë shpejt edhe fëmijët mund të nisin të vaksinohen .

Imuniteti sa zgjat? “Ata që kanë kaluar Covidin kanë vetëm 6 muaj mbrojtje madje edhe më të mirë se vaksina për variantet e reja “Delta” apo “Mu”. Por pas 6 mujorshit të parë edhe nëse e ke kaluar në mënyrë natyrale duhet të vaksinohesh me dy doza pasi nuk ke anti-trupa.

Masat për Covid, a mund të ndodhë ndonjë mbyllje tjetër e fortë e vendit? “Nëse vaksinohet dhe rritet përqindja e vaksinimit nuk do të ketë mbyllje të fortë por vetëm në nivele lokale. Në nivele kombëtare mbyllja totale është komplet e përjashtuar si mundësi. Nëse mbi 80 % e Europës vaksinohet atëherë kjo luftë është e fituar dhe mund të ngremë flamurin e fitores”, përfundoi mjekja.

 

Burimi: Faxweb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *