Dozë e tretë vaksine? Dollenberg: Me 20% të popullatës të vaksinuar, as nuk mund të diskutohet këtë vit

Mjekët shqiptarë në Europë ndryshe nga Academia e Shkencave, thonë se është herët që në Shqipëri të fillojë zbatimi i dozës së tretë të vaksinës anti-Covid. Aurora Dollenbeg tha se kjo duhet të mendohet pasi dy dozat ti ketë marrë 80% e popullatës.

Përfaqësues të Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë shprehen ndryshe nga Akademia e Shkencave në lidhje me injektimin e një doze të tretë të vaskinës anti-Covid tek popullata.

Mjekja, Aurora Dollenberg, sqaron se Shqipëria është ende larg kushteve për një dozë të tretë pasi janë vaksinuar vetëm 20% e popullatës.

“Vlen vetëm për vende që kanë arritur 80% të vaksinimit të popullatës me dy dozat e para. Shqipëria ka të vaksinuar vetëm 20% të popullatës. Jemi shumë larg minimumit për dy dozat e para dhe doza e tretë nuk diskutohet të paktën për këtë vit. Mbase për vitin tjetër nëse do të shprehet më shumë vullnetarizëm te qytetarët dhe më shumë besim te mjekësia dhe shkenca atëherë mund të flasim për një dozë të tretë dhe të katërt vitin tjetër”.

Burimi: Oranews