Sot në studion e Faxnews ka qenë e ftuar mjekja Aurora Dollenberg për të folur në lidhje me kushtet e mjekëve në vend dhe arsyet e largimit.
Ajo tha se nuk është paga arsyeja kryesore largimi por lidhet me karrierën profesionale të sigurt të mjekur dhe mundësitë për specializim.
Për gazetaren Xhilda Kondi ajo tha se se shumë hapësira për përmrësim për statusin, social, ekonomik të mjekut.
Dollenberg: Konstatojmë se ka shumë hapësira për përmrësim për statusin, social ekonomik. Mjekun e kim gjetur në një pozicion jo shumë të mbrojtur.
Ne jemi orientuar te të dhënat që na kanë dhënë, të gjithë pjesëmarresit aktiv te federatës së mjekëve.
Kush janë nëvojat e tyre dhe arsyet e largimit. Ndryshe nga ajo që paramendihet se janë arsyet ekonomike, nuk qëndron, pra rrogat e mira që e terheqin mjekun shqiptar të shkojë drejt Gjermanisë por karriera profesionale e sigurt e mjekut.
Një mjek nuk e ka të garantuar mundësinë që të marr një specializim të paguar, doktoratura, mundësia për punime shkencore të mjekeve. Prej 10 vitesh nuk është e qartë se si do vazhdohet. Këto janë dy arsyet krysore pse mjekët vendosen të largohen.
Burimi: Faxweb