E ftuar në një lidhje Skype në hapsirën Intervista e Ditës në SYRI TV me modetatoren Armela Ferko, mjekja dhe njëherazi Drejtuese e Federatës Europiane të mjekëve shqiptarë, Aurora Dollenberg, ka shpjeguar vendosjen e masve të reja për COVID-19 në Gjermani, si dhe ka theksuar rëndësinë e vaksinimit.
Ferko: Testim çdo 24 orë me pagesë pas datës 1 tetor ose vaksinën me detyrim. Është kjo një mënyrë për ti dhënë një mesazh një pjese të konsiderueshme të popullsisë që ende nuk e ka bërë vaksinën, apo një pjese të vogël?
Dollenberg: Sipas statistikave, rreth 55 % e popullatës në Gjermani e ka kryer vaksinën me një dozë dhe mbi 50 % e tyre i kanë marrë të dyja dozat. Ditët janë të numëruara kur mund të themi se kemi vaksinuar 60 % e domosdoshme të popullatës për të arritur ‘imunitetin e tufës’.
Këto masa shtrënguese që Gjermania po përpiqet që tja imponoi pupullatës kanë të bëjnë më disiplinimin e popullatës. Sidomos atyre që vijnë drejt Gjermanisë. Qëllimi është që të gjithë të vaksinohen apo të paguajnë mund të kalojnë kufirin.
Ferko: Ka ende një skepticizëm për tu vaksinuar?
Dollenberg: Kjo ka qënë që në fillim. Një përqindje e popullatës që përfshihen në ekstremet e partive politike qoftë të djathit qoftë të majtët të cilët janë pak konspirativ për nga prirjet e tyre për të shpjeguar fenomenet edhe për sa i përket pandemisë. Më pak se 20 % e popullatës e kanë quajtur Covid-19 një mashtrim dhe janë kundra vaksinës në total. Por kur rreth 60 % do që ta mposhti pandeminë, në themi se jemi të kënaqur pasi më shumë se gjysma e popullsisë është vaksinuar. Skepticizmi luan rol por jo relevant në Gjermani, sidomos kur e krahasojmë me Shqipërinë në lidhje me vaksinimet dhe sa janë të gatshëm ku skepticizmi është më i lartë .
Frika e një vale tjetër është gjithnjë e në rritje pasi vërehet se mbi 95 % e të gjitha rastet e reja janë me variantin Delta.
Varianti Delta prek edhe ata që janë të vaksinuar. Por kur je i vaksinuar i ke simptomat e lehta mund edhe të mos i ndjesh fare por kur nuk je i vaksinuar varianti Delta bëhet edhe më i rrezikshëm.