Dollenberg: Covidi kalohet më rëndë nga të pavaksinuarit në Shqipëri, ja simptomat e varianteve të reja

 

Në një intervistë për Ora News, mjekja Aurora Dollenberg u shpreh se nuk mund të thuhet me siguri secili varianti i Covid-19 po prevalon ne Shqipëri, por theksoi se prezumohet ai që dominon në Evropë.

Ajo tha se simptomat e varianteve të reja janë këputje trupi, dhimbje kyçesh, temperaturë rreth 38.5, duke shtuar se këto kalohen më lehtazi tek të vaksinuarit.

Dollenberg: Vaksinat e aplikuara deri më deri në dozën e tretë janë të pambrojtur nga variantet të reja, prandaj në pjesën e vjeshtës jemi të përgatitur për të marrë një dozë të tretë ose të katërt. Për Shqipërinë mund të spekulojmë për rastet që janë të infektuar me omikron ose BA5 për sa kohë që këto rastet nuk janë të matura me anë të laboratorëve pandemike. Shqipëri vetë nuk ka laboratorë kaq speciale për ta bazuar këtë, por mund të thuhet se kush është varianti dominant në Evropë përmes turistëve shqiptarë që kthehen në atdhe.

Simptomat e përgjithshme janë ato të një gripi të zakonshëm. Pra dhimbje trupore, këputje, temperaturë e lehtë jo më shumë se 38.5 gradë. Pacienti është për të paktën 1 javë aq i këputur se nuk bën do të as punën dhe asnjë aktivitet fizik. Këto janë simptomat më të përgjithshme.  Të gjithë këto simptoma për sa kohë pacienti është i vaksinuar, kalohet si një ftohje e thjeshtë dhe luftohet me një aspirinë, paracetamol dhe lëngje futesh.

 

Burimi: www.oranews.tv