Doktoresha shqiptare në Gjermani: Ja kur Gjermania po planifikon daljen nga izolimi

0 Comments

Doktoresha Aurora Meta-Dollenberg e cila punon në Hanover të Gjermanisë, ka thënë se nga ana statistikore shihet se ky vend po e përballon mjaftë mirë Koronaviorusin.

“Shkalla e vdekshmërisë është 2.5 përqind. Mirëpo kur njerëzit po vdesin ne jemi po aq të prekur pavarësisht shifrave pasi që për ne është qind për qind në dhembshuri.

Sfida është që ta kalojmë pikun e valës së Koronavirusit dhe jemi duke e përjetuar në këto javë. Janë java tjetër ose dy javët në vijim, pasi që numri i rasteve është duke u rritur dhe numri i vdekshmërisë nuk po bie ende”, ka thënë Meta-Dollenberg .

“Gjermania më 20 prill është planifikuar që në mënyrë zyrtare të dalim nga izolomi”, ka theksuar ajo për Klan Kosova.

Sipas saj nga ana mjekësore mund të thuhet se nuk kemi të bëjmë me një grip të zakonshëm.

Burimi : Lajmpress.org