Befason Dollenberg: Në Gjermani preferojnë të rrinë në shtëpi se të punojnë si mjekë

Aurora Meta Dollenberg deklaroi se në Gjermani aktualisht ka një krizë sa i takon personelit shëndetësor.

Mjekja befasoi kur tha në “Goodmorning Albanians” se atje preferojnë të qëndrojnë në shtëpi para se të punojnë si mjekë.

“Unë vetë jam punëdhënëse dhe jam në kërkim të infermierëve sepse nuk ka më, ndërkohë që spitalet janë ato që me shumë agresivitet, po e quaj, i marrin personelin mjekësor nga çdo lloj ambienti ambulator, nga çdo lloj vendi, sepse pjesa më e madhe e vetë gjermanëve që janë bluza të bardha nuk kanë dëshirë të punojnë në sistemin shëndetësor, pikërisht për shkak të mbingarkesës,” – u shpreh Dollenberg.

Mjekja tregoi se ka qenë periudha e pandemisë dhe COVID-19 që ka ndikuar në krijimin e këtij tensioni.