Algoritem per trajnimin e COVID-19

Të nderuar Mjekë shqiptarë,
Së pari dëshirojmë të vlerësojmë angazhimin tuaj në trajtimin efektiv të COID-19 në parandalimin e përhapjes së pandemisë. “Federata e Mjekëve shqiptarë ne Europë” pas Konferencës ndërkombtare të datës 6.12.2020 mes mjekëve shqiptarë nga gjithë Europa, duke përfshirë ketu eksperiencat e tyre në shtete të ndryshme, po ju vëmë në dispozicion te gjitha protokollet e unifikuara europiane të trajtimit të COID-19, të cilat mund ti aplikoni në Urgjencat spitalore, ambulatore dhe në Reanimacion.
Qëllimi i protokolleve është trajtimi sa me i saktë sipas rekomadimeve të OBSH të pacientit shqiptarë.
Një numër i lartë i Mjekëve të specialiteteve të ndryshme (infeksionistë, pneumologë, anestezistë, internistë etj) kanë kontribuar vullnetarisht në hartimin e protokolleve/Guideline. Falenderojmë mjekët për punën e tyre heroike në shpëtimin e jetëve dhe punën akademike në protokollet e paraqitura.
Për gjithë Mjekët dhe personelin mjekësor Lista e plotë protokolleve tek website: www.amfe-federation.eu
Me respekt Stafi AMFE