AMFE zyrtarisht licensohet si strukturë Evropiane, jofitimprurëse me te drejt pjesmarrje në projektet nderkombëtare

Kryetarja e Federatës se Mjekëve Shqiptar në Evropë Dr.Aurora Dollenberg përmes rrjetit fcb, ka falenderuar të gjithë ata që kontribuan qe Federata te licensohet zyrtarisht si strukturë evropiane, jofitimprurëse me të drejtë pjesëmarrje në projekte të një niveli ndërkombëtar.

 

Të dashur kolegë Mjek, bashkëatdhetar , intelektual, gazetarë dhe të gjithë kontribues vullnetar të Federatës e Mjekëve Shqiptarë në Europë,
Për diasporën shqiptare dhe vendet shqipfolëse 🇦🇱🇽🇰.🇲🇰 jemi sot krenar të ndajmë zyrtarisht me ju licensimin e Federatës si struktur europiane 🇪🇺 jofitimprurëse me të drejtë pjesëmarrje në projekte të një niveli ndërkombëtar,
Faleminderit të gjithëve për përkushimin tuaj, në këtë arritje të mjekësisë shqiptare!
AMFE:´´ We make Medicine´´
www.amfe-federation.eu