https://tvklan.al/udhetimet-me-avion-dhe-autobus-jo-te-sigurta/

Udhëtimi me avion apo autobus mund të bëhet shkak për t’u infektuar me koronavirus, për këtë arsye mjekët rekomandojnë shmangien e tyre.

Gjatë një interviste në Skype nga Hanoveri, doktoreshë Aurora Meta Dollenberg tha se sistemi i kondicionimit bën që virusi të përhapet tek të gjithë pasagjerët.

Koronavirusi është një infeksion që transmetohet nëpërmjet aerozolave të ajrit dhe sistemet e mbyllura të ajrosjes, siç është avioni apo edhe autobuzët me kondicioner, në muajt e verës. Këto aerozola të infektuara do të përhapeshin tek të gjithë pasagjerët”.

Sipas mjekëve, as maska nuk do të na siguronte mbrojtje gjatë këtyre udhëtimeve.

Diametri i këtyre mikroorganizmave, siç është virusi është shumë i vogël dhe maska ka një mbrojtje të mirë, sidomos kur bëhet fjalë për një distancim fizik, prej 1.5 m. Nëqoftëse kjo nuk respektohet, atëherë edhe maska nuk na mbron”.

Nisur nga situata e krijuar në të gjithë botën si pasojë e pandemisë së koronavirusit, Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë rekomandon që këtë verë pushimet të mos bëhen në grupe dhe të sigurohet distanca e nevojshme në çdo vend.