Bordi Ekzekutiv është i përbërë nga  mjekë të kualifikuar prej gjitha vendeve europiane dhe më gjerë. Takimi vjetor i Bordit mbahet në janar kur anëtarët bien dakord për rendin e ditës për Asamblenë Botërore të Shëndetit dhe rezolutat që do të merren parasysh nga Asambleja e Shëndetësisë. Një takim i dytë më i shkurtër zhvillohet në maj, si vazhdim i Asamblesë së Shëndetit. Funksionet kryesore të Bordit janë zbatimi i vendimeve dhe protokolleve të OBSH-se, dhe këshillimi i popullatës për të siguruar një shëndet të standarteve europiane.