A duhet të vaksinohen fëmijët? Flasin mjeket: Janë shtuar moshat e vogla të infektuar me Delta

0 Comments

Vaksinimi i fëmijëve kundër Covid-19 është një nga çështjet më të diskutuara ditët e fundit.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, mjekja Bruna Shiroka tregoi se në Qendrën Shëndetsore Nr.3, numri i fëmijëve të infektuar me Delta është rritur shumë dhe një ndër arsyet është mungesa e vaksinimit.

“Ambulanca është plot dhe është plot gjatë gjithë kohës. Dominojnë më shumë pacientë të infektuar me Covid. Jemi në kushtet e mbingarkesës së tejskajshme. Për fat të keq janë të gjitha kategoritë moshore dhe kryesisht mosha pediatrike. Ka një prurje më së shumti në shërbimin parësor. Kur them mosha pediatrike nga dy deri 14 vjeç, kryesisht mosha 5-6 vjeç. Ndoshta jo vetëm Delta prek fëmijët, po kjo pjesë e popullatës ka mbetur e pavaksinuar. Nuk është infektuar më parë nga variante të tjera”, tha doktoresh Shiroka.

Më tej, e ftuar në studio doktoresha Aurora Dollenberg, drejtuese e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, u shpreh pro vaksinimit të fëmijëve. Ajo mori shembullin e Gjermanisë, e cila ka vaksinuar 60% të fëmijëve me dy doza deri tani dhe 80% të tyre mosha shkollore janë tashmë të vaksinuar.

“Unë e mendoj dhe e vërtetoj që duhet të fillojë vaksinimi i fëmijëvë në Shqipëri. Duhet të bëhet për faktin e thjeshtë që pjesa më e madhe e Europës e ka filluar vaksinimin ndaj fëmijëve. Unë nuk jam pediatre, jam mjeke familje dhe urgjence por kam një komunikim me kolegë të pedriatisë. Eksperienca që bëjnë pediatrit çdo ditë ndaj vaksinimit të fëmijëve është tejet pozitive. 60% të fëmijëve në Gjermani kanë marr dy doza deri tani dhe 80% të tyre mosha shkollore janë tashmë të vaksinuar. Pra po flasim për fakte”, u shpreh Dollenberg.

 

Burimi: abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *