Rekomandimet nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë

0 Comments

Federata e Mjekeve Shqiptarë në Europë ndjek me interes dhe është e shqetësuar për situatën aktuale të përhapjes së COVID- 19 në Shqipëri dhe trevat shqiptare.

Duke dashur të kontribuojmë në ndërgjegjësimin e opinionit publik shqiptar, ju drejtohemi të gjithë qytetarëve dhe qeveritarëve, partive politike, organizmave publike e private, shtypit të shkruar dhe të folur, televizioneve publike e private, për tju kërkuar të mos e nënvlerësoni rëndësinë e situatës dhe rrezikshmërinë e përhapjes së virusit.

1. Federata e Mjekëve Shqiptar në Europë u bënë thirrje qytetarëve shqiptar që tu kthehen rekomandimeve të OBSH, Insituteve te Shëndetit Publik, për mbajtjen e maskave, distancën dhe higjienën personale.

2.Federata e Mjekëve Shqiptar në Europë rekomandon që maska të bëhen element i domosdoshem i lëvizjes së qytetarëve , sidomos në vendet e mbyllura dhe mosmbajtja e saj të sanksionohet me ligj.

3.Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë, rekomandon që të zbatohen pa humbur kohë protokollet e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë si dhe të bëhet riorganizimi i çdo sektori ekonomik dhe social duke u përmbajtur kushteve për parandalimin e virusit.

4.Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë rekomandon që të shtohen testimet në popullatë dhe të gjurmohen kontaktet e pacienteve pozitivë me Covid-19 në mënyrë që të izolohen e të shmanget përhapja e metejshme, duke përdorur një strategji të hartuar mirë dhe duke I përfshirë të gjithë aktorët e shëndetit publik në gjurmimin e këtyre kontakteve.

5.Federata e Mjekëve Shqiptar për Europë kërkon në mënyrë urgjente që të rishikohen masat shtetërore në mënyrë që të parandalohen kastastrofat në vendet shqiptare.

6.Federata e Mjekëve Shqiptar për Europë kërkon që të ketë mobilizim maksimal të personelit mjekësor për luftimin e COVID-19.

7.Federata e Mjekëve Shqiptar për Europë është e gatshme të ofrojë ndihmën e saj dhe eskpërtizën e saj, në bashkëpunim me ekspertët shëndetësor të vendeve shqiptarë për hartimin e protokolleve që do të lehtësonin menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Sakrificat e bëra nga cdo qytetar dhe puna a palodhur e personelit shendetesor shpëtuan me mijra jetë njerezish.

Federatë e Mjekëve Shqiptarë i ben thirrje të gjithë bashkëatdhetarët të vazhdojnë të jenë të ndergjegjshëm se rreziku nga Covid-19 është i pranishëm dhe real. Virusi qarkullon dhe kërcënon të gjitha liritë që kemi fituar. Rregullat duhet të vazhdojnë të respektohen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *